Përcillet me djalin duke i premtuar që do kthehej në shtëpi, zhduket nga Lushnja Bledar Salinja

28 Prill 2021, 14:52

Bledar Salinja, 47- vjecari nga fshati Bistrovicë i Urës Vajgurore rezulton i zhdukur që prej datës 18 mars të këtij viti. Edhe pse e divorcuar Leonora Subashi vjen në studion e emisionit 'Pa Gjurmë' në kërkim të ish-bashkëshortit të saj, Bledar Salinja, për të cilin prej një muaj tashmë nuk dihet më asgjë. Kontaktin e fundit Bledar Salinja e ka realizuar me ish-bashkëshorten e tij dhe me 3 fëmijët. Si cdo herë tjetër ai kishte shkuar për të takuar fëmijët në fshatin Stavër të Lushnjes ku jetonin me nënën e tyre pas divorcit të prindërve, por pas largimit Leonora shprehet se 47-vjecari nuk është kthyer më në shtëpinë e tij në fshatin Bistrovicë të Urës Vajgurore ku jetonte i vetëm. Ish-bashkëhsortja e tij, Leonora shprehet se për Bledarin nuk është hera e parë që largohet nga shtëpia pasi ai ishte larguar edhe herë të tjera drejt kryeqytetit, por kurrë nuk qëndronte kaq gjatë pa u kthyer. Pas 16 vitesh martesë, Leonora dhe Bledari u divorcuan në vitin 2009 pasi ky i fundit ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij për shkak të problemeve të problemeve të shëndetit mendor. Në pamundësi ekonomike familjarët nuk mundën që ta kuronin Bledarin i cili ushtronte vazhdimisht dhunë tek familjarët. Gjykata e dënoi me burg për dhunën e ushtruar edhe pse ai duhej të ishte dënuar me mjekim të detyrueshëm për shkak të problemeve që kishte. Në kërkim të Bledar Salinjës është edhe djali Julian Salinja i cili përshkruan fizikun e babait të tij me shpresën për të marrë ndonjë informacion.