“Përvec minjve, hëngrëm cdo insekt tjetër, provuam edhe hekurat në qafë kundër shpirtrave të këqinj

2 Shkurt, 15:29

Çifti simpatik nga Prishtina ndajnë jetën së bashku prej 37 viteve, janë prindër të dy fëmijëve dhe jetojnë jetën me intensitet dhe energji të jashtëzakonshme. Arianiti dhe Merita Koçi të ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv për të treguar emocionet e udhëtimeve të fundit në Tajlandë. Ata rrëfyen momentet më të bukura nga kjo eksperiencë fantastike ku u njohën me kulturën dhe traditat lokale, eksplorimet në vendet piktoreske, shëtitjet mes xhunglës të vetëm, konsumimin e insekteve, gjarpërinjve sipas traditës së zonës etj.