Përvëlak me arra i sherbetosur, ëmbëlsira e traditës plot shije nga zonja Albana

27 Qershor, 12:33

Përvëlak me arra i sherbetosur

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 250 gr gjalpë i tretur
  • 250 ml vaj ulliri
  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë qumësht
  • 250 gr arra të grira
  • 8 të verdha vezësh
  • 1 lugë kafeje sodë
  • Arra për dekorim

Për sherbetin:

  • 1 kg sheqer
  • 750 ml ujë
  • 2 lugë lëng limoni
  • Fara karafili

Përgatitja:

Në një enë të thellë rrahim fort të verdhat e vezëve të freskëta me sheqerin derisa të tretet plotësisht. Më pas i shtojmë gjalpin e tretur si dhe vajin e ullirit. I rrahim fort derisa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë gotën e qumështit duke e përzier në një drejtim. Shtojmë lugë lugë miellin brenda të cilit e kemi përzier me pak sodë buke. Në fund hedhim sasinë e arrave të cilat i kemi përzier me pak miell që të mos na bien në fund. Masën e përgatitur e hedhim në një tepsi të lyer më parë me pak gjalpë të tretur dhe e pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturë 180 gradë. Pasi e heqim nga furra, e lëmë të ftohet dhe përgatisim shërbetin ku nuk harrojmë të hedhim edhe disa fara karafili. Shërbetin e lëmë të vlojë edhe 10 minuta pasi ka arritur pikën e vlimit. Para se ta heqim nga zjarri hedhim dy lugë lëng limoni që të mos sheqeroset. Shërbetin e nxehtë ja hedhim sipër ëmbëlsirës.