Përvlak me qepë të njoma nga zonja Albana

13 Shtator 2023, 11:52

Përvlak me qepë të njoma

Përbërësit:

  • 500 gr miell misri
  • 5 qepë të njoma
  • Ujë të vakët / dhallë
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Përziejmë miellin e misrit me ujë të ngrohtë ose dhallë. Kaurdisim qepën, zëmë  brumin me kripë, vaj, sipas dëshirës mund të shtojmë djathë. E vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.