Petë misri me qepë të njoma nga zonja Vjollca

3 Nëntor 2020, 11:20

Petë misri me qepë të njoma

Përbërësit:

Mbushja

1 kg qepë të njoma

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 tufa kopër

150 gr djath të bardhë

1 vezë

kripë dhe piper të zi

Brumi

400 gr miell misri

1 lugë çaji pluhur pjekës

kripë

120 ml vaj

400 ml ujë të valuar

250 gr kos

2 vezë

Mbulesa

4 lugë gjelle miell misri

1 gotë qumësht

Përgatitja:

Pastrojmë qepët dhe I presim ato hollë në unaza. Ngrohim vajin dhe kaurdisim qepët sat ë ulin volumin duke I hedhur herë pas here pak ujë. Pai qepët janë gatuar I largojmë nga zjarri duke shtuar kopër ose nenexhik të grirë hollë, djathin të thërrmuar dhe 1 vezë, kripë, piper të zi. Brumi—> Në një tas vendosim miellin, kripë, pluhur pjekës, vaj, ujin të valuar, kos, vezët dhe përziejmë deri sat ë na formohet një brumë jo shumë I trashë. Lyejmë një tepsi me vaj shtrojmë brumin, e nivelojmë atë dhe shtojmë në të mbushjen e përgatitur duke e shpërndarë në të gjithë sipërfaqen, Me ndihmën e një site pudrosim qepët mirë dhe më pas lugë lugë miellin që mbulon qepët dhe spërkasim me vaj. E vendosi në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.