Petulla me domate dhe djathë të pjekura në furrë nga zonja Vjollca

4 Qershor 2020, 10:27

Petulla me domate dhe djathë të pjekura në furrë

Përbërësit:

1 vezë

¾ e gotë ujë ambienti

150-200 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

2 lugë gjelle parmixhano I grirë

10-12 domate qershi

100 gr rikota

4 gjethe borzilok

pak rigon I thatë

Përgatitja:

Në një tas vendosim 1 vezë të plotë. Shtojmë në të pak kripë, piper të zi I përziejmë mirë. Shtojmë dy lugë gjelle djath kackavall të integruar Grana Padana, mielll, I lugë çaji pluhur pjekës dhe ujë ambienti pak nga pak dhe përziejmë me lugë druri deri sa të na forcohet një masë e lidhur jo shumë e trashë deri sa të rrjedhë shpejt nga luga. Presim domatet në kubik të vegjël dhe I shtojmë tek brumi, borzilokun e copëtuar, rikotën I përziejmë mirë dhe në furrë shtojmë djathin e tymosur. I përziejmë mirë. Në një tepsi me letër pjekje vendosim një 1-2 lugë gjelle si petulla të mëdha me pak distancë petulla nga petulla dhe vendosim tavën në furrë për 25-30 minuta.