Petulla me maja që do ju shkrihen në gojë nga zonja Albana

13 Janar, 11:13

Petulla me maja

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 2 filxhanë çaji ujë
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 1 lugë kafeje (10 g) maja birre
  • Vaj për skuqje
  • Sheqer pudër

Përgatitja:

Në tenxhere hedhim ujë të vakët aq sa ta durojë dora, shtojmë kripë dhe tresim majanë, hedhim miellin e situr dhe e përziejmë duke përgatitur një brumë jo shumë të fortë dhe as të hollë. Sipër e mbulojmë me shtresë mielli dhe e lëmë të vijë në ambient të ngrohtë (brumi kuptohet që ka ardhur kur plasaritet në sipërfaqe, shkëputet nga anët e enës dhe rritet vëllimi). Më pas brumin e përziejmë dhe e lëmë të vijë përsëri. Gjatë ardhjes brumin e përziejmë 1-2 herë për të rritur sa më shumë vëllimin. Hedhim vajin në një tenxhere jo të thellë, ose tigan. Sapo të nxehet vaji, me gishta të lagura marrim brumin, e hapim në formë rrumbullake ose vezake dhe e hedhim në vaj të nxehtë. Skuqim petullat dhe i servirim pudrosur me sheqer pluhur.