Petulla me kos me miell misri dhe miell gruri
Përbërësit:
- 300 gr miell misri
- 600 gr miell gruri
- 400 ml kos
- 200 ml ujë
- 1 lgj kripë
- 1 lgj maja
- Pak sheqer
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 3 vezë
- Vaj
Përgatitja:
Në një enë përziejmë majanë me sheqerin, ujin e vakët dhe 2 lgj miell gruri. Në një enë tjetër shtojmë kosin, ujin, miellin gradualisht, kripën, pluhurin pjekës dhe majanë. E lëmë brumin të vijë dhe më pas i skuqim petullat me vaj bimor.