Petulla me qumësht të buta si mafishe / Ja 'sekreti' nga zonja Albana

6 Dhjetor, 11:48

Petulla me qumësht

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 30 gr sheqer
  • 100 ml qumësht
  • 1 lç ekstrakt vanilje
  • 100 gr miell
  • 1/2 lç pluhur pjekës
  • 1 majë kripë
  • 1 lç lëng limoni / uthull e bardhë
  • Vaj ose gjalpë për lyerjen e tiganit

Përgatitja:

Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen kremoze. Shtojmë qumështin dhe ekstraktin e vaniljes dhe i trazojmë mirë. Përziejmë miellin, pluhurin pjekës dhe kripën dhe e shtojmë gradualisht te masa e vezëve. E përziejmë derisa të formohet një masë homogjene. Në një tas të pastër rrahim të bardhat e vezëve me lëngun e limonit ose uthullën derisa të formohet marengë e fortë. Shtojmë të bardhat e rrahura te masa e parë në 2-3 pjesë, duke i përzier me kujdes me një spatul, me lëvizje nga poshtë-lart për të ruajtur ajrin në brumë. Ngrohim një tigan me fund të trashë në zjarr të ulët dhe e lyejmë lehtë me vaj ose gjalpë. Me një garuzhde hedhim masa në formë rrethore, duke bërë shtresa të trasha. Brumin e petullave mund edhe ta hapim dhe ta presim në forma sipas dëshirës. Mbulojmë tiganin me kapak dhe i lëmë petullat të piqen për 4-5 minuta. I kthejmë me kujdes dhe i pjekim edhe 3-4 minuta nga ana tjetër. Petullat i servirim sipas dëshirës me reçel ose me djathë.