Petulla mesdhetare të pjekura në furrë nga zonja Vjollca

15 Mars 2021, 10:29

Petulla mesdhetare të pjekura në furrë

Përbërësit:

1 vezë

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle djath grana të grirë

1 1/4  gotë miell 

1 lugë çaji pluhur pjekës

1/2 gotë ujë

10 domate qershi në copëza

1 topth djath Provola

100 gr Ricotta

1/2  lugë çaji rigon

Letër pjekje

Përgatitja:

Në një tas përziejmë 1 vezë, kripë, piper të zi shtojmë 2 lugë gjelle djath grana padana ose parmixhano të grirë. Shtojmë fillimisht 1 gotë miell dhe 1 lugë çaji pluhur pjekës I përziejmë me përbërësit e tjerë në tas, shtojmë pak nga pak ujë dhe vazhdojmë përzierjen në tas nëse brumi na duket I hollë shtojmë pak nga pak miellin e mbetur 1/4 . Presim domatet në copëza dhe I shtojmë në brum, shtojmë një grusht me djath Provola në kubikë të vegjël, ricottën të prerë në copëza. I përziejmë mirë këto përbërës. Shtojmë në fund pak rigon dhe pasi I përziejmë pak. I vendosim lugë lugë në tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.