Petulla puf / Pancake
Përbërësit:
- 2 vezë
- 25 gr miell
- 30 ml qumësht
- 25 gr sheqer
- Pak ujë
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Rrahim të kuqet e vezëve me qumështin, sheqerin dhe miellin. Në një tas tjetër rrahim të bardhat e vezëve në marengë. Bashkojmë të dy masat. Lyejmë tiganin me pak vaj, me një qese kuzhine shtojmë petullat dhe pak ujë. Mbyllim kapakun, kur të bëhet nga njëra anë e kthejmë. Servirjen e bëjmë me pak mjaltë dhe pistak.