Petulla të ëmbla servirur me krem kakao me lajthi nga zonja Albana

31 Tetor 2023, 12:09

Petulla të ëmbla servirur me krem kakao me lajthi

Përbërësit:

  • 300 ml qumësht i vakët
  • 1 lgj maja buke pluhur
  • 3 lgj sheqer
  • 1 lç kripë
  • 100 ml vaj
  • 1 vezë
  • 650 -750 gr miell
  • Vaj për skuqje
  • Çokokrem me lajthi për servirje

Përgatitja:

Zemë një brumë të butë që nuk duhet të ngjitet në dorë dhe e lemë të vijë. Më pas e hollojmë në trashësi (sa një gisht) rreth 1 cm. E mbulojmë përsëri me një pecetë dhe e lemë të dyfishohet. I japim petullave formën që dëshirojmë dhe i skuqim në vaj të nxehtë duke ulur temperaturën e sobës. I lemë të ftohen pak petullat dhe i servirim me çokokrem me lajthi.