Petulla të fshira me gjizë
Përbërësit:
Për petullat:
- 500 gr miell
- 3 kokrra vezë
- 100 ml qumësht
- 10 gr kripë
- 1 litër ujë
Për mbushjen:
- 100 gr gjalpë
- 300 gr gjizë
- 100 ml vaj ulliri
- 3 thelpinj hudhër
- Kripë
Përgatitja:
Në një enë vendosim miellin me vezët, hedhim qumështin ngadalë dhe e trazojmë. Më pas shtojmë ujë derisa të realizojmë një brumë të hollë si për krepa. Për një brumë pa kokrriza, mund t'a kalojmë në sitë. Lyejmë me letër kuzhinë një tigan për krepa me gjalpë të tretur. Përgatisim petullat duke hedhur brumin aq sa është sipërfaqja e tiganit. Pas çdo petulle, lyejmë tiganin me gjalpë.
Në një enë vendosim pak ujë me kripë dhe lagim të gjitha petullat, më pas I vendosim në një tepsi duke hedhur në çdo rresht gjizë të përzier me hudhër të shtypur dhe vaj ulliri. Pasi kemi mbaruar me vendosjen e petullave dhe mbushjen e tyre shtojmë sipër gjalpin e tretur. I vendosim petullat e fshira në furrë për 10 minuta.