Picë shtëpie
Përbërësit për brumin:
- 1 filxhan kos
- 1/2 gotë qumësht
- 1 lugë çaji maja
- 1 lugë sheqer
- 2-3 lugë ujë të ngrohtë
- 2-3 gota miell
- 1 lugë kripë
- 1 filxhan me vaj
Për mbushjen:
- Salcë domate
- Djathë
- Speca
- Ullinj
- Sallam / suxhuk FIX
Përgatitja:
Në një enë vendosim majanë, sheqerin dhe ujin e vakët. E lëmë majanë të aktivizohet dhe e vendosim tek ena ku do të zëmë brumin. Shtojmë miellin, kosin dhe qumështin. E punojmë brumin për 10 minuta. Në fund shtojmë vajin, e punojmë sërish derisa vaji të mos ndjehet. E mbulojmë me membranë kuzhine dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.
Pasi brumi i picës ka ardhur e hapim në një tavë të cilën e kemi spërkatur me miell. E lyejmë bazën e picës me salcë, shtojmë djathë të grirë, ullinj, speca të prerë në rondele dhe sallam apo suxhuk sipas dëshirës. Bëjmë në fund dhe një spërkatje me djathë dhe e vendosim picën në furrë në fillim në pjesën e poshtme dhe në 3 minutat e fundit sipër.