Pilaf me lulelakër dhe gjalpë nga Mirela Andoni

30 Shtator, 10:57 | Përditesimi: 30 Shtator, 10:57

Pilaf me lulelakër

Përbërësit:

  • 1 gotë oriz
  • 1 gotë lulelakër e grirë
  • 50 g gjalpë
  • 1,5 gotë ujë i nxehtë ose lëng perimesh
  • Kripë dhe piper i zi
  • 1 lugë salcë Tigullio sipas dëshirës

Përgatitja:

Në tenxhere shkrijmë gjalpin me dy lugë vaj ulliri, kaurdisim orizin dhe lulekarën, shtojmë ujin edhe kremin Tigullio me shijen e preferuar. E lëmë të ziejë derisa të thithi të gjithë lëngun dhe e shërbejmë të ngrohtë.

MC/Shqiptarja.com