Edlira dhe Erik Farka, nënë e bir që jetojnë në Amerikë vijnë në studion e ‘Rreze Dielli’ për informimim e publikut mbi risqet e përdorimit të duhanit, dhe për të inkurajuar të rinjtë në Shqipëri për mos përdorimin e tij.
Edlira Farka me më shumë se 15 vjet eksperiencë në fushën e mjekësisë, prej vitesh ka mbajtur postin si Drejtoreshë programi për lënien e duhanit në një nga spitalet (Huntsman Cancer Hospital) më prestigjiozë në Amerikë.
Edlira është specialiste e çertifikuar në SHBA për trajtimin e duhanit dhe së bashku me të birin, Erik Farka, një adoleshent 16 vjeçar, kanë ardhur në Shqipëri për të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi për rrezikshmërinë e përdorimit të duhanit. Pasi siç shprehen ata, në Shqipëri i bën përshtypje numri i madh i të rinjve që konsumojnë cigare. Dhe pikërisht të rinjtë janë fokusi i tyre, pasi përdorimi i cigares krijon një vartësi mendore, fizike dhe emocionale. Mbi 70% e njerëzve që përdorin duhan kanë dëshirë t’a lenë, por nuk janë në gjendje. Sipas raportimeve cigarja është një nga shkaktarët më të lartë për stimulimin e shumë sëmundjeve.