Pirjan me pulë dhe erëza / Tavë më të mirë me oriz s'keni provuar nga zonja Mirela

6 Tetor, 11:51 | Përditesimi: 6 Tetor, 11:51

Pirjan me pulë dhe erëza

Përbërësit:

  • 1 pulë e vogël
  • 2 gota oriz
  • 1 qepë e madhe
  • 2 tufa kopër
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lugë çaji me rigon
  • Kripë dhe piper i zi
  • 50 g gjalpë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 4 gota lëng mishi

Përgatitja:

Pulën e presim në copa edhe e ziejmë në tenxhere me kripë dhe pak piper. Në tigan kaurdisim me vaj ulliri qepën me kripë, shtojmë erëzat e grira, orizin edhe gjalpin. E shtrojmë në tavë, vendosim copat e mishit edhe lëngun. Shtojmë piper të zi, rigon dhe vaj ulliri mbi të. E pjekim në furrë të parangrohur me 200 ° për 30 minuta sa të piqet mishi e të kërcaniset orizi.

MC/Shqiptarja.com