Pispili me presh nga zonja Albana

20 Shtator 2023, 12:49

Pispili me presh

Përbërësit:

  • 3 presh
  • 500 gr miell misri
  • 350 ml ujë i ngrohtë
  • 1 lç sodë
  • 2 fç kos
  • 3 kokrra vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi grijmë imët pjesën e bardhë të preshit e kaurdisim me vaj ulliri. E lëmë derisa të ulë vëllimin, e spërkasim me kripë dhe piper dhe e lemë që të zbutet. Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë. E punojmë mirë derisa të krijohet një brumë i lidhur, të cilin e shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj. Mbi të vendosim preshin e kaurdisur spërkatur me majdanoz të grirë. Rrahim vezët së bashku me kosin dhe e shtojmë në tavë mbi preshin. Bëjmë një spërkatje të lehtë të sipërfaqes me miell misri dhe e vendosim pispilinë të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur.