Pispili me spinaq, kos dhe vezë me SUPER SHIJE nga zonja Mirela

5 Nëntor, 11:45 | Përditesimi: 5 Nëntor, 11:45

Pispili me spinaq, kos dhe vezë

Përbërësit:

  • 3 vezë të mëdha Ovvital
  • 200 g kos
  • 80 ml qumësht
  • 60 ml vaj ulliri
  • 500 g spinaq/lakra të prera imët
  • 2 qepë të njoma, të prera imët
  • Kopër/ mente sipas dëshirës
  • 200 djathë i thërrmuar
  • 250 g miell misri Ola
  • 50 g miell farin up

Përgatitja:

Në tas rrahim vezët me vaj, qumësht dhe kos, shtojmë qepët dhe lakrat të prera imët, djathin e thërrmuar dhe në fund miellrat. E përziejmë mirë edhe e vendosim në tavë të piqet për 30-35 minuta me 200 gradë Celsius.

MC/Shqiptarja.com