Pite e shpejtë me perime dhe djathë nga zonja Vjollca

27 Maj 2020, 10:08

Pite e shpejtë me perime dhe djathë

Përbërësit:

4 vezë

1 lugë çaj kripë

2 patate (mesatare)

2 domate( mesatare)

3 speca

3 qepë të njoma

150 gr djath I bardhë

1 filxhanë çaj vaj

1 1/2 filxhanë çaj qumësht

3-4 filxhanë çaj miell

80 gr. djath cheddar

Përgatitja:

Në një tas përziejmë vezët e plota, kripë, patatet, domatet, specat të prera në kubikë shumë të vegjël dhe qepën të prerë në copa të vogla. Më pas vajin, qumështin, miellin I përziejmë mirë, në fund shtojmë dhe djathin e thërrmuar e përziejmë. Lyejmë tepsinë me gjalp dhe e pudrosim me pak miell. Shtojmë brumin e mbulojmë atë. Spërkasim sipër brumin me djathë cheddar të grirë në rende dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.