Pite e shpejtë me petë të pjekura, kungull të njomë dhe djath nga zonja Vjollca

1 Korrik 2020, 10:42

Pite e shpejtë me petë të pjekura, kungull të njomë dhe djath

Përbërësit:

5-6 petë të pjekura

5 kokrra vezë

2 gota qumësht

kripë dhe piper të zi

3-4 lugë gjelle vaj ulliri

100 gr djath kackavall

150 gr djath të bardhë

4-5 kunguj të njomë

1 tufë majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht coptojmë petën në copëza të vogla. Në një tas rrahim vezët e plota dhe 2 gota qumësh si dhe kripë, piper të zi, 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Presim kungujt të pastruar në feta shumë të holla dhe mund ti copëtojmë në copëza sipas dëshirës. Shtojmë në tasin me vezë dhe qumësht fillimisht  copëzat e petëve, kungujt, djathin kackavall dhe djathin e bardhë të thërrmuar, majdanoz. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe e lëmë në tas deri sa petat të zbuten plotësisht. Vendosim masën në një tepsi të lyer me vaj ose të shtruar në letër pjekje dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 30 minuta. Në se ju ndodhet në shtëpi 1 topth mozzarella do ti jepte një shije të vecantë nëse e shpërndani në sipërfaqe para se ta pjekim.