Pite me kungull dimri pa peta
1.2 kg tul kungulli dimri
4 vezë dhe 1 të verdhë
200 gr sheqer
gjalp dhe vaj 150 ml
200 ml qumësht
400 gr miell dhe 1 lugë çaji pluhur pjekës
1/2 lugë kafe kripë
Borzilok i freskët
Përgatitja:
Qërojmë kungullin nga lëkur dhe grijmë atë në rende e spërkasim me pak fare kripë e lëmë 10-15 minuta dhe më në fund e kullojmë atë për të nxjerrë ujin e tepërt. Vendosim kungullin e grirë dhe të kulluar në një tas shtojmë në të 4 vezë të përzjera, sheqerin dh 150 ml yndyrë, qumështin I përziejmë mirë e më pas shtojmë miellin pak nga pak dhe 1 lugë caji pluhur pjekës. Copëtojmë disa gjethe borzilok. Vendosim në furrë një tepsi të lyer me yndyrë sat ë nxehet. E nxjerrim nga furr dhe nivelojmë masën që përgatisim në tas. Lyejmë sipërfaqen me të verdhë vezë dhe e vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 30-35 minuta.