Pite pa petë me mish pule dhe kunguj
Përbërësit:
- 500 gr gjoks pule
- 500 gr kunguj
- 2 qepë
- 3 vezë
- 100 gr kos
- Majdanoz
- Kripë, piper
- Miell sa të marrë
- Djathë i grirë kaçkavall
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë mishin e pulës, më pas e copëtojmë. Kungujt i kalojmë në blender ose në rende. Vezët i rrahim në një tas me pak kripë, shtojmë kosin dhe një pjesë të djathit kaçkavall. I bashkojmë të gjithë përbërësit duke rregulluar shijen me kripë e piper. Vendosim letër kuzhine në një tavë ku hedhim masën e përgatitur. E spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.