Pllaqi në furrë, amvisa korçare Dhurata Dino sjell një tavë fantastike

27 Mars, 11:52

Pllaqi në furrë

Përbërësit:

  • Fasule pllaqi
  • Spec i kuq
  • Spec jeshil
  • Pak selino
  • Qepë të thatë
  • Hudhër
  • Salcë domate
  • Gjethe dafine
  • Rigon, nenexhik
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri 
  • Suxhuk ose llukanik sipas dëshirës

Përgatitja:

Pllaqitë i kemi lënë një natë më parë në ujë dhe në mëngjes i ziejmë për 10 minuta me qepë, pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Specat e grirë së bashku me selinonë i kaurdisim për pak minuta që të mos zbuten dhe më pas shtojmë aty salcën e domates.  Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon, nenexhik dhe e bashkojmë masën me fasulet pllaqi të ziera në një tepsi, të cilën e vendosim në furrë të parangrohur të piqet derisa sipërfaqja të ajkoset. Në 10 minutëshin e fundit të pjekjes sipas dëshirës mund të shtjomë suxhuk të prerë në fetëza.