Presh, patate me mish të grirë në furrë nga zonja Vjollca

2 Nëntor 2020, 11:40

Presh, patate me mish të grirë në furrë

Përbërësit:

1 kg patate

800 gr presh ( 3 presh )

1 qepë e madhe

500 gr mish të grirë

200 gr djath të bardhë

3 kokrra vezë

200 ml pana

300 ml lëng perimesh

3 lugë gjelle vaj ulliri

pak hudhër pluhur

kripë, piper të zi

3 lugë gjelle parmixhano I grirë

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë preshët, i presim ato horizontalisht në dysh dhe pastaj i presim në trashësi  rreth 1 cm. I vendosim në tigan me fare pak kripë dhe I lëmë deri sa të bjerë volume i tyre.

Patatet i qërojmë dhe i presim në feta me trashësi 3-4 mm. Vendosim një tenxhere meujë ta valuar, hedhim në të kripë dhe ziejmë patatet për 4 minuta dhe i kullojmë. Lyejmë një tepsi me vaj ulliri dhe shtojmë një bazë me patate. Gjatë kohës që patatet ziejnë vendosim tiganin me pak vaj dhe kaurdisim mishin e grirë deri sa ai të ndryshojë ngjyrë dhe më pas qepën në rrathë, kripë e piper të zi. Ndërkohë që mishi gatuhet, në një tas rrahim vezët e plota dhe i përziejmë mirë me panë. Shtojmë lëngun e perimeve, kripë e piper nga mulliri dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Në tavë ku kemi shtuar patatet shtrojmë një rresht me presh. Mbi presh shtrojmë mishin me qepën gjysmë të gatuar. Në fund shpërndajmë vezët e përziera me pana dhe lëng perimesh (3/4 e masës). Në fund mbulojmë tavën me një shtresë tjetër me patate dhe e spërkatim me vezën e mbetur. E pudrosim të gjithë sipërfaqen me djath parmixhan dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºc për 30 minuta.