Presidenti kroat: Të lidhim Shqipërinë dhe Kroacinë me linjë hekurudhore, në interes të dy vendeve

27 Prill 2023, 12:57

Presidenti kroat Zoran Milanoviç thotë se duhet bërë shumë që Shqipëria të lidhet me Kroacinë përmes rrugëve tokësore. Në konferencën me Presidentin Bajram Begaj, Milanoviç u shpreh se Kroacia duhet të mbështesë lidhjen e portit të Durrësit me atë të Plloçës, përmes linjës hekurudhore. Një investim i tillë, presidenti kroat tha se do të ishte edhe në interes të vendit të tij, pasi kështu do të mundësojnë që një pjesë e mallrave që vjennga Europa në Shqipëri, të kalojnë në Kroaci.