Primaret në Durrës/ Cara: Demokratët nuk kanë inate me njëri-tjetrin! Dervishi: Të bashkohemi

4 Dhjetor 2022, 10:50

Në Bashkinë e Durrësit, procesi i votimit të primareve ka shkuar qetë. 2 kandidatët i janë drejtuar kutive të votimit, teksa iu kanë bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë në këtë votim.

“Ka një rëndësi të veçantë sepse është risi, sot fjalën e kanë demokratët. E rëndësishme është që sot procesi të jetë i rregullt dhe të tregojë një pjesëmarrje të madhe, demokratët nuk kanë inate me njëri tjetrin, 14 do na çojë më të fortë e më të bashkuar”, tha Igli Cara.

“I bëj thirrje të votojnë masivisht. Të bashkohemi që të sjellim ndryshimin, procesi po shkon qetë, unë besoj se kështu do të vazhdoj deri në fund t ditë, i falënderoj të gjithë”, tha Armand Dervishi.