PS publikon emrat për Qarkun e Korçës, zv.ministrja Kuko vend në listë të sigurt! Dy deputetë në listë të hapur

12 Mars 2025, 20:31 | Përditesimi: 12 Mars 2025, 20:31

Korça me 10 mandate në këto zgjedhje, Niko Peleshi zbulon emrat e PS. 3 emra në listë të mbyllur, vetë Peleshi dhe zv.ministrja Romina Kuko dhe Gentin Lakollari, nënkryetar i Bashkisë së Devollit. Peleshi tha se synojnë 7 mandate në Qarkun e Korçës. 

I.M/Shqiptarja.com