Puding me fara Chia, kos dhe mjaltë për mëngjes apo mesvakt të shëndetshëm nga zonja Albana

14 Korrik 2023, 12:31

Puding me fara chia me kos dhe mjaltë

Përbërësit:

  • 60 gr fara chia
  • 400 gr qumësht soje
  • 6 gr pluhur kakao të hidhur
  • 20 gr mjaltë
  • 400 gr kos grek

Përgatitja:

Hedhim farat chia në një tas të madh, më pas hedhim ngadalë qumështin e sojës, duke e përzier vazhdimisht për të krijuar një përzierje homogjene. Shtojmë edhe mjaltin, e përziejmë sërish dhe e mbulojmë me mbështjellëse. E vendosim masën në frigorifer për 2-3 orë. Më pas e ndajmë kosin në katër gota. Shtojmë pudingun chia dhe në fund e dekorojmë me një spërkatje me kakao pluhur.