Pufka me sherbet
Përbërësit:
- 3 kokrra vezë
- 4-5 fk qumësht pluhur
- 2 Ik fryrës
Sherbeti:
- 1 gotë sheqer
- 1e ½ gotë ujë
- 4-5 karafil
- Lëng limoni
Përgatitja:
Rrahim vezët mirë derisa të zbardhen, më pas shtojmë 2 filxhanë qumësht pluhur (ku kemi hedhur dhe fryrësin) vazhdojmë rrahjen dhe shtojmë sërish 2 filxhanë të tjerë qumësht pluhur. Pasi masa bëhet kompakte me një lugë realizojmë pufkat të cilat i vendosim në një tepsi me letër pjekje. Pjekja bëhet në 170 gradë Celsius për 15 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin me ujë, sheqer, karafil dhe lëng limoni. Pufkat e pjekura i vendosim në sherbet të nxehtë dhe i servirim.