'Pukjanin e kam takuar në Athinë, kishte dalë nga burgu'/ Pas 25 vitesh mbërrin dëshmia 'bombë' për Alfred Palucën

2 Mars, 17:53

Ky takim i dy viteve më parë zbulon të dhëna të rëndësishme për fatin e te riut, që dyshohet se është Alfred Paluca, i cili shoqërohej nga një grua me origjinë nga Fieri.

Atë djalë e kam kam takuar në një nga plazhet e Athinës. Nuk e mbaj mend saktësisht vitin, por bëhet fjalë për afro 2-3 vite më parë. Ai ishte në shoqërinë e një gruaje me origjinë nga Fieri. I kishim çadrat pranë dhe kam biseduar me ta. E dëgjoja që ajo grua e thërriste Fredi dhe mbiemrin ia përmendte shpesh. Teksa komunikoja, ai nuk fliste shumë, ndërsa gruaja më ka rrëfyer se ai kishte bërë disa vite burg, pasi ishte dënuar me 8 vite në Greqi për punë të jashtëligjshme. Ishte rreth 39 vjeç, në atë kohë dhe të dy njiheshin prej 20 vitesh. Zonja me pohoi se ishin miq të mirë, por më lanë dyshimin se mund të ishin edhe më shumë se shokë. I kam takuar edhe disa herë të tjera në të njëtin plazh, në muajin shtator të atij viti.

Emigrantja nuk nguroi të tregojë të dhëna të sakta edhe për vendndodhjen aktuale, në Kato Patisia të Athinës, të personit që dyshohet se është djali nga Puka, i humbur në vitin 1996, nga Trikala e Geqisë.

Zonja me të cilën shoqërohej Alfredi, më tha se ai kishte vite në Geqi dhe nuk donte të kthehej në Shqipëri, pavarësisht se ajo kishte insistuar për ta bindur. Ajo zonjë ndodhej aty për pushime, pasi ishte nënë e dy fëmijëve. Ndërsa për Alfredin më tha se jetonte në Kato Patisia të Athinës.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha