Pulë e tiganisur me domate
Përbërësit:
- 1 pulë e vogël
- 1 lgj miell
- 2-3 domate
- 1 filxhan kafeje verë
- 50 gr gjalpë
- Kripë, piper i zi,
- Majdanoz i grirë hollē
- Patate të vogla sipas dëshirës
Përgatitja:
Ndajmë pulën në racione, e spërkasim mirë me miell dhe e kalojmë në tigan me pak gjalpë duke e skuqur nga të gjitha anët. Pasi mishi i pulës merr pak ngjyrë shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël. I kaurdisim për pak minuta, i shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli rregullojmë shijen me kripë, piper të zi duke hedhur dhe pak ujë. Vendosim kapakun dhe e lëmë të gatuhet për 10-15 minuta. sipas dëshirës mund të shtojmë dhe disa patate të vogla ose mund t’i ziejmë paraprakisht dhe t’i tiganisim me pak gjalpë. Pasi pula me domate të jetë gati e shërbejmë të ngrohtë së bashku me patatet spërkatur me majdanoz.