Pulë kremoze me kërpudha nga zonja Vjollca

16 Prill 2020, 10:51

Pulë kremoze me kërpudha

Përbërësit: 600 gr fileto pule Vaj ulliri 2 thelpi hudhër 200 gr pure domate 1/2 lugë kafe kurkuma Kripë dhe piper i zi 300 gr kërpudha 1/2 gotë vere të bardhë Majdanoz

Përgatitja: Në një tigan, hedhim pak vaj dhe dy thelpinj hudhra. Në momentin që hudhrat fillojnë të cingërojnë, hedhim purenë e domates. Ulim temperaturën dhe e lëmë të valojë për pak minuta. Shtojmë një gotë kos e trazojmë dhe e lëmë në vlim. Shtojmë kripë dhe kurkuma. Ndërkohë në një tigan tjetër me 2 lugë gjelle vaj ulliri, hedhim filetot e pulës, të cilat i kemi prerë në shirita të hollë. Kaurdisim derisa mishi të zverdhet, shtojmë kripë, kërpudhat të prera në feta të holla dhe i kaurdisim së bashku me mishin. I shuajmë me verë dhe i lëmë pak sa të avullojë alkooli dhe më pas i shtojmë në tiganin me salcë, i trazojmë dhe i lëmë të marrin shijen e njëra tjetrës për 10 minuta. Shtojmë dhe pak piper e majdanoz dhe janë gati për tu shërbyer.