Pulë me klitharaqe në furrë nga zonja Albana

25 Maj 2023, 12:03

Pulë me klitharaqe

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë e thatë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 karrotë
  • 1 lgj salcë domate
  • 4 domate të freskëta
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • 4-5 kokrra bahar
  • 500 gr makarona elbore
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim pulën të ziejë. Kaurdisim qepën e grirë imët në një tigan me pak vaj ulliri dhe kripë që të zbutet. Shtojmë karrotën e prerë në kubikë të vegjël, thelpinjtë e hudhrës dhe salcën e domates. E shuajmë gatimin me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e freskëta dhe klitharaqet. Shtojmë lëngun e mishit të pulës, disa kokrra bahar, gjethet e dafinës, kripë dhe piper. E lëmë të ziejë pak në tenxhere dhe më pas e vendosim në një tavë së bashku me pulën të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.