Pulë me përshesh me bukë misri / Shije speciale nga zonja Albana

20 Dhjetor, 12:19

Pulë me përshesh me bukë misri

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 100 gr gjalpë
  • Nenexhik
  • Kripë, piper
  • Qepë të njoma
  • Bukë misri
  • Vaj luledielli
  • Cipë limoni

Për bukën e misrit:

  • 3 filxhan çaji miell misri
  • 2 filxhan çaji kos
  • 2 vezë
  • 1½ filxhan çaji vaj ulliri
  • Sodë bukë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë pulën, e lëmë të kullojë dhe më pas e fshijmë me letër kuzhine. Me lëkurën e limonit lyejmë pulën. Hapim lëkurën dhe pastrojmë pjesën e brendshme me kartopecetë që të mos ketë lëngje. E lyejmë pulën me vaj luledielli dhe e vendosim në furrë me kapak në 210 gradë dhe më pas e ulim temperaturën. Me lëngun që lëshon e lyejmë herë pas here. Nga fundi i pjekjes largojmë kapakun që pula të marrë ngjyrën e kuqërremtë. Përgatisim përsheshin. Vendosim në një tigan të madh, gjalpin dhe qepët e njoma dhe i kaurdisim. Sapo të ulet vëllimi i qepëve hedhim kripën. Bukën e misrit e bëjmë copëza-copëza dhe e kalojmë pak në tigan. Më pas shtojmë lëngun e mishit që ka mbetur në tavë. Shtojmë qepët e njoma dhe nenexhik, e trazojmë mirë duke e lënë me pak lëng dhe yndyrë.