Pulë me qull dhe arra
Përbërësit:
- 1 pulë
- 250 gr arra
- 3 lgj miell gruri
- 5 thelpinj hudhër
- Gjalpë të freskët
- Kripë, piper
- Lëngu i pulës
Përgatitja:
Zjejmë pulën fillimisht me ujë të ftohtë dhe kripë.
Shtypim hudhrat me pak kripë. Kaurdisim në një tenxhere miellin me gjalpë të freskët, shtojmë arrat e grira. Gjatë kaurdisjes shtojmë hudhrat si dhe lëngun e pulës gradualisht duke e trazuar në mënyrë që mielli mos të kokrrizohet. E lëmë të marrë valë, në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Tek tava e pulës që e kemi vendosur në pjekje shtojmë qullin që të marrë një cipë të lehtë dhe të unifikohen aromat.