Qebap në tavë me patate nga zonja Albana

4 Tetor 2023, 12:02

Qebap në tavë me patate

Përbërësit:

  • 700 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • 1 lgj miell / galetë
  • 1 kg patate
  • 3 domate në rende ose salcë pure
  • Vaj ulliri
  • Gjethe dafine
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi
  • Erëza sipas shijes

Përgatitja:

Në masën e mishit hedhim qepën e grirë në rende, kripë, piper, 1 lugë miell ose galetë, vegetë, specin e kuq pluhur dhe një vezë. Me këtë masë përgatisim qebapët. Patatet e qëruara i presim në shkopinj dhe i marinojmë me erëza sipas shijes. I vendosim në tavë të lyer me vaj ulliri, mund të shtojmë dhe disa copëza gjalpë. E mbulojmë tavën me letër pjekje dhe e vendosim në furrë të nxehtë derisa patatet të piqen. Ndërkohë qebapët i skuqim në vaj të nxehtë për 2-3 minuta, më pas i vendosim në tavën me patate duke shtuar sipër dhe purenë e domateve. E rivendosim tavën përsëri në furrë edhe për 10 minuta.