Shqipëria turistike përmes fluturimeve me parashutë dhe paragliding. Piloti Arbër Xhaja rrëfen historitë mbresëlënëse të eksperiencave plot adrenalinë të turistëve vendas dhe të huaj si dhe vendet më piktoreske shumë pak kilometra larg kryeqytetit…
I ftuar në studion e "Rreze Dielli", piloti i njohur Arbër Xhaja prezantoi Shqipërinë turistike me pamjet e mrekullueshme nga lart përmes fluturimeve me parashutë dhe paragliding. Duke u ndalur tek kërkesat e shumta të këtij sporti ekstrem, Arbri rrëfeu historitë më mbresëlënëse të eksperiencave të turistëve vendas dhe të huaj, e po ashtu sugjeroi të vizitohen vendet më piktoreske si Qerreti të cilin e quajti "Turqia e vogël" , gjiri i Karpenit me plazhin fantastik shumë pak kilometra larg kryeqytetit, etj. Mes videove të shfaqura me pamjet më të bukura të xhiruara gjatë fluturimeve, piloti tha se këtë sezon e kanë prenotuar pjesa më e madhe e personazheve të "Big Brother 2", ku me shaka u shpreh se për shkak të peshës së Ronaldo Sharka, i është dashur të porositë një motor të ri për paratrike-un…