Qeshqek me pulë
Përbërësit:
- 1 pulë
- 2 fç grurë
- 1 litër ujë
- Gjalpë
- Kripë
- Fruta të thata
Përgatitja:
Pastrojmë pulën me ujë të rrjedhshëm. E vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe e lëmë të ziejë. Më pas e vendosim në furrë duke e lyer me gjalpë.
Ziejmë grurin në ujë të bollshëm me kripë derisa kokrra e grurit të shpërthejë. E thajmë më pas me një pecetë. Në një mikser vendosim grurin për ta bluar paksa ose mund ta shtypim pak me lugë druri. E përziejmë mirë derisa gruri me pak lëng të trashet. Shtojmë fruta të thata sipas dëshirës dhe gjalpë të freskët. Sipër vendosim pulën e pjekur.