“Koha për t’u kthyer në shtëpi”, një film dokumentar kushtuar genocidit grek mbi popullsinë e pafajshme shqiptare në Çamëri!
Drejtësi e munguar 80 vjet pas masakrave dhe dëbimit me dhunë! Fakte dokumentare, dëshmi të dorës së parë dhe analiza historike e diplomatike, për një prej dramave më të dhimbshme të historisë sonë kombëtare. Si u projektua nga shteti grek, që në vitin 1844, ideja e spastrimit etnik në Çamëri, në trevën e banuar historikisht nga shqiptarët? Momentet historike kur kjo ide u vu në zbatim, mes shumë intrigave politike, ushtarake e diplomatike. Si u finalizua ky projekt ogurzi në vitet 1944-1945 nga ushtria greke, e komanduar prej Napoleon Zervës? Rrëfime autentike të të mbijetuarve të genocidit, me dëshirën e vetme për t’u kthyer në trojet e tyre...Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” për të folur më shumë për këtë dokumentar, i cili shfaqet premierë më datë 12 qershor në Kinema Milenium, gazetarja dhe skenaristja Admirina Peçi, Alket Veliu, Drejtues i Fondacionit Çamëria ‘Hasan Tahsini” dhe Sildi Koqini, koordinatore e projektit.