Qifqinjtë e Gjirokastrës nga zonja Albana

27 Qershor 2023, 11:43

Qifqinjtë e Gjirokastrës

Përbërësit:

  • 1 gotë oriz
  • 3-4 kokrra vezë
  • 2 fk vaj për skuqje
  • Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja:

Orizin pasi e kemi larë e vendosim të ziejë në ujë të vluar me pak kripë dhe e lemë derisa të përthithë komplet ujin. E largojmë nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe hedhim vezët një e nga një duke i përzier me lugë druri. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik. Në një tigan me gropëza vendosim nga pak vaj në çdo gropëz dhe me lugë hedhim nga masa e përgatitur. I skuqim qifqitë nga të dyja anët.