Qofte me hikërr dhe kungull
Përbërësit:
- 200 g hikërr Teuta
- 200 g kungull
- 1 qepë
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë koper
- 1 tufë mente
- 1 vezë Ovvital
- 100 g bukë e thekur
- Kripë, piper
Përgatitja
Hikrrën e ziejmë sipas udhëzimit në paketim. Grijmë me rende qepën dhe kungullin, shtojmë erëzat e freskëta, kripë, piper, dhe vezët. Formojmë qoftet, i lyejmë me pak galetë dhe i skuqim në vaj.




















