Qofte me miell misri e presh
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji miell misri
- 500 gr presh
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1 filxhan kafeje gjizë ose djath i thërrmuar
- 1 kokërr vezë
- Kripë, piper, majdanoz
- 2 lugë gjelle miell gruri
Përgatitja:
Preshët e pastruar e të larë grihen hollë, kaurdisen me yndyrë në enë të mbuluar me kapak në mënyrë që të zbuten, pastaj i heqim nga zjarri dhe i shtojmë gjizë ose djathë të thërmuar, kripë, piper, vezë dhe majdanoz të grirë hollë. Në një tenxhere tjetër me ujê të vluar e kripë hedhim miellin e misrit në raportin: 1 miell - 2 ujë, e përziejmë shpejt që të mos krijohen kokrriza, e ziejmë sa të bëhet një brumë i ngjeshur. Pastaj e heqim nga zjarri, e përziejmë me preshin e pergatitur. I ndajmë në copa, i japim formën e rrumbullakët




















