Qofte me patate nga zonja Albana

29 Maj, 12:23 | Përditesimi: 29 Maj, 12:23

Qofte me patate

Përbërësit:

  • 5–6 patate mesatare
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 kokrra vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 filxhan miell
  • 1 filxhan galetë
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Patatet zihen të paqëruara derisa të bëhen pure e fortë. Qërohen dhe shtypen mirë në tepsi ose mbi tavolinë mermeri. U shtohen gjalpi, kripa, piperi, majdanozi dhe vezët. Masa punohet mirë dhe ndahet në qofte të rrumbullakëta. Lyhen fillimisht me miell, më pas në qumësht dhe në galetë. Rregullohet forma dhe skuqen në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. Shërbehen të nxehta, të spërkatura me salcë domateje ose me kos.

MC/Shqiptarja.com