Qofte me spinaq dhe quinoa nga zonja Vjollca

8 Qershor, 10:23

Qofte me spinaq dhe quinoa

Përbërësit:

600 gr spinaq

5 qepë të njoma

1 tufë majdanoz

1 tufë koper

60 gr quinoa

100 gr djathë të bardhë

2 vezë

2 lugë gjellë miell dhe një majë luge sodë buke

2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

kripë dhe piper të zi

arrëmoskat

vaj për skuqje

Përgatitje:

Fillimisht shpëlajmë kuinoan dhe e ziejmë në temperaturë mesatare për 15 minuta në raportin një masë kuinoa – 2 masa ujë. Gjithashtu dhe spinaqin e vendosim në ujë të vluar me kripë për 2 minuta, më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë, e kullojmë mirë që të mos ketë më ujë dhe në fund e grijmë hollë. Bishtat e qepëve, kryesisht pjesën jeshile e grijmë hollë dhe me pak kripë e shtypim që qepa të zbutet pak dhe të ulë volumin. Grijmë imët majdanozin dhe koprën dhe bashkojmë në një tas spinaq, majdanoz, koper, qepë, kuinoa, djath të bardhë të thërrmuar, miell, peksimadhe, vezë, kripë, piper të zi, arrë moskat si dhe shumë pak sodë (sa të na kapin majat e gishtave). I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas e lemë brumin e qofteve të pushojë për 15 minuta. Formojmë qofte në madhësi mesatare dhe pasi të jetë ngrohur vaji i skuqim nga të dy anët dhe më pas i servirim me një sallatë sipas preferencës.

Programe të tjera

Shiko të gjitha