Qofte me thjerrëza, ja receta si t'i realizoni në pak minuta nga zonja Albana

3 Tetor 2023, 11:30

Qofte me thjerrëza

Përbërësit:

  • 400 gr thjerrëza
  • 1 qepë e grirë
  • 4 lgj galetë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Bimë aromatike
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq
  • Vaj bimor për skuqje

Për salcën shoqëruese:

  • 4 lgj kos
  • 1 lgj majonezë
  • Lëng limoni
  • Bishta qepësh
  • Spec i kuq pluhur

Përgatitja:

Ziejmë thjerrëzat në ujë me kripë, i kullojmë, i kalojmë në blender ku shtojmë qepën e grirë, bimët aromatike, galetën, kripën, piperin dhe pak vaj ulliri. Me masën e krijuar formojmë qoftet, të cilat i skuqim në vaj bimor. Në një tas vendosim kosin, majonezën, bishtat e qepëve, specin e kuq pluhur dhe pak lëng limoni, i përziejmë dhe i vendosim në frigorifer që masa të bëhet më kompakte. Me këtë salcë shoqërojmë qoftet me thjerrëza.