Qullash
Përbërësit
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- 1/2 gotë shëllirë djathi
- 2-3 gota miell
- 1/2 gotë vaj ulliri
- 1 lugë e vogël me sodë
- 200 g djathë dhie
- Rigon ose nenexhik sipas dëshirës
Përgatitja:
Në tas rrahim vezët me kosin, shëllirën, vajin e ullirit dhe më pas shtojmë sodën e bukës dhe miellin. Brumin e shtrojmë në tavë të lyer me vaj ulliri, shtojmë djathin e thërmuar dhe përsëri vaj ulliri. E pjekim në furrë të parangrohur për 30 minuta me 200 °.




















