Qumështor pa petë nga zonja Albana / Receta plot shije e traditës në pak minuta

19 Mars, 11:21

Qumështor pa petë

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 5 vezë
  • 5 lgj sheqer
  • 50 gr gjalpë
  • 1 majë luge kripë
  • 3 lugë gjelle miell

Përgatitja:

Rrahim vezët mirë duke shtuar pak nga pak sheqerin dhe duke vijuar rrahjen pa ndërprerje derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë gjalpin e tretur, pak qumësht e më pas miellin e situr, e përziejmë mirë derisa mielli të mos ketë kokrriza. Shtojmë dhe qumështin e mbetur dhe e trazojmë mirë, duke hedhur një majë luge kripë. Masën me qumësht dhe vezë e kullojmë në sitë e më pas në tenxheren e vendosur në zjarr e përziejmë vazhdimisht derisa të formohet një masë kremoze e trashë (pa e lënë të kalojë në vlim). Lyejmë një tavë me gjalpë, hedhim qumështorin dhe lyejmë sipërfaqen me të verdhë veze. E vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të errët.