Qumështor tradicional nga zonja Albana

3 Nëntor 2023, 12:08

Qumështor tradicional

Përbërësit:

  • 1.5 litër qumësht
  • 10 vezë
  • 10 lgj sheqer
  • 10 lgj miell
  • 50 gr gjalpë
  • Pak vanilje

Përgatitja:

Rrahim fort vezët me sheqerin, më pas shtojmë gjalpin e shkrirë jo të nxehtë. Esencën e vaniljes e hedhim tek mielli dhe e shtojmë tek vezët e rrahura me sheqer. E përziejmë mirë që mos të krijohen kokrra dhe shtojmë qumështin. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe hedhim qumështorin. E vendosim në furrë të parangrohur dhe e pjekim në temperaturën 180°C derisa të mpikset dhe të marrë ngjyrë karamel në sipërfaqe.