Qumështor tradicional nga zonja Albana

11 Mars, 11:59

Qumështor tradicional

Përbërësit:

  • 5 vezë
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 50 gr gjalpë
  • 1 majë luge kripë
  • 3 lugë gjelle miell
  • 1 It qumësht

Përgatitja:

Në një tas vendosim vezët dhe i përziejmë mirë. Shtojmë pak nga pak sheqerin, duke vazhduar përzierjen derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të vakur. Shtojmë pak qumësht e më pas miellin e situr e përziejmë mirë derisa mielli të mos ketë kokrriza. Shtojmë dhe qumështin e mbetur dhe e trazojmë mirë, duke shtuar pak kripë. Masën me qumësht dhe vezë e kullojmë në sitë e më pas në tenxhere, duke e vendosur në zjarr e përziejmë vazhdimisht derisa të na formohet një masë kremoze e trashë, por nuk e lëmë që të vlojë. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe e vendosim kremin në të. Lyejmë me kujdes të gjithë sipërfaqen e qumështorit me të verdhë veze dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të errët.